Shkup, konferencë për zbulimin e hershëm të kancerit

Maqedonia

Shkup, konferencë për zbulimin e hershëm të kancerit

Më: 13 prill 2019 Në ora: 19:03
Foto ilustrim

Për dy ditë rresht, në spitalin “Acibadem Sistina” në Shkup do të debatohet mbi rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit.

Me pjesëmarrje të mjekëve specialist nga vendi dhe të huaj, përfaqësues te asociacioneve dhe organizatave të ndryshme për kancer do të shkëmbehen përvoja për të gjetur opsionet më të mira për trajtim të kancerit.

Në vendin tonë nuk ka numër të saktë të personave të vdekur nga kjo sëmundje. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik rreth 280 gra të moshës 55-59 vjet vdesin thuajse çdo vit nga kjo sëmundje.

“Besoj se këto përvoja që do të shkëmbehen këtu do të implementohen në të gjitha institucionet e vendit tonë,ndërsa në si ministri e Shëndetësisë do të vazhdojmë edhe më tutje të investojmë në programet, parasegjithash në FOB testin që jep rezultate të shkëlqyeshme në zbulimin e hershëm të kësaj sëmundje, shërimin e plotë dhe kuptphet uljen e shpenzimeve për kurim”, theksoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat