Siljanovska: Maqedonisë i duhen reforma radikale demokratike

Maqedonia

Siljanovska: Maqedonisë i duhen reforma radikale demokratike

Më: 14 prill 2019 Në ora: 09:38
Gordana Siljanovska-Davkova

Maqedonisë i duhen reforma radikale demokratike që të mos mbetet e bllokuar në tranzicion dhe të mos bëjë asnjë hap drejt konsolidimit, tha sonte kandidatja për presidente e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja, Gordana Siljanovska-Davkova në mitingun qendror në Shkup.

E akuzoi Qeverinë për qeverisje katastrofike për dy vjet e gjysmë qeverisje dhe se në vend të jetës më të mirë, reforma, demokraci, qeverisje të të drejtës , luftën me korrupsionin dhe krimin, betejën me nepotizmin dhe europeizimin – vetëm e ka ndryshuar emrin e shtetit.

“Ky është ndryshimi më i dhimbshëm. Gjithçka u është lejuar, në gjithçka janë toleruar, sepse kanë menduar se synimi i lartë BE dhe NATO lejojnë mjete të lira. Por populli këtë e ka parë, nuk e lejon, prandaj jam këtu… Ajo që për ta është jetë, për ne është kërcënim për jetën tonë… Kjo qeveri nuk është as evropiane, a reformuese. Maqedonia është fundosur në mungesën e qeverisjes së të drejtës, drejtësia është selektive, e prek vetëm opozita, dhe kurrsesi të prekë dikë nga pushteti”, tha Siljanovska-Davkova në mitingun i cili u mbajt para Qeverisë.

Nuk kemi ndarje të pushtetit dhe prandaj nuk ka demokraci, tha ajo, ndërsa Parlamenti është në duart e 81 deputetëve të cilët i ngrejnë duart dhe konfirmojnë vendime të sjella në Qeveri – për ta ndryshuar Kushtetutën në mënyrë jokushtetuese, për të organizuar referendum të paligjshëm, për të sjellë ligj jokushtetues për amnisti dhe ta ndryshojnë Kodin penal për vota për ndryshim të emrit. Presidenti tani, tha ajo, tërësisht është i anuluar gjatë arritjes së marrëveshjeve ndërkombëtare dhe kjo ishte edhe me Marrëveshjen e Prespës.

“Nuk guxojmë t’u lëmë hapësirë për lojëra të sërishme bizantike parlamentare sepse nëse nuk ka konsensus prej 40 për qind, do ta ndryshojnë Kushtetutën. Do të vendosin që presidenti të zgjidhet në Kuvend, me pazar politik. I tërë pushteti do të jetë në duart e tyre… duhet të hapet edhe porta për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Vetëm atëherë dy kokat, e imja dhe ajo e qeverisë së ardhshme, do të mund me të vërtetë të zbatojnë reforma”, tha Siljanovska-Davkova. Sipas saj, nuk duhet të pritet as fillim i negociatave në qershor, siç tha “Jo pse ne nuk duam, por se ata nuk e dinë si”.

Premtoi se në Kuvend do të drejtohet edhe nga 12 herë në vit duke i adresuar problemet e kategorive më të cenueshme, ndërsa veton do ta shfrytëzojë kur do të shkelet Kushtetuta. Tha edhe se është e nevojshme që komisioni i kualifikuar t’i shënojë të gjitha dobësitë në Kushtetutë të cilat shkaktojnë probleme në zbatimin e demokracisë. Si president, tha, do të emërojë dy juristë më të mirë në Gjykatën kushtetues e cila, tha, duhet ta mbrojë Kushtetutën dhe qytetarët. Nuk kemi ambasadorë në NATO, KB, OSBE dhe Këshillin e Evropës. Kuptohet se presidenti nuk do të nënshkruajë dekrete për njerëz të cilët nuk meritojnë të na përfaqësojnë jashtë, shtoi Siljanovska-Davkova.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski është i sigurt se rrëzimi i kësaj qeveri është shumë afër dhe se së shpejti kandidatja për presidente Gordana Siljanovska-Davkova së bashku me popullin do ta luftojnë fitoren në zgjedhjet presidenciale më 21 prill dhe më 5 maj dhe se më pas në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të vijë fundi i kësaj, siç tha, qeverisjes së keqe kriminale.

E akuzoi pushtetin për premtimet e parealizuara në të gjitha fushat, për qeverisjen kriminale, për presion ndaj qytetarëve, për drejtësi selektive. Premtoi hyrje në BE dhe në NATO, tha, ja edhe sivjet nuk do të ketë datë për negociata për anëtarësim në Union – jo për shkak të opozitës ose popullit, por për shkak të paaftësisë së saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat