Plani operativ për punësim në Maqedoni, me buxhet më të madh se vitet e kaluara

Maqedonia

Plani operativ për punësim në Maqedoni, me buxhet më të madh se vitet e kaluara

Më: 14 prill 2019 Në ora: 09:55
Foto Ilustrim

Plani operativ për programe aktive dhe masat për punësim “Mundësi për të gjithë” për vitin 2019 ka buxhet më të madh se deri më tani, ndërsa është rritë edhe numri i personave rreth 2.000 shfrytëzues më shumë se vitin e kaluar, njofton AIM.

Për realizimin e planit operativ vjetor janë projektuar 1.1 miliardë denarë, ndërsa pritet që të përfshihen së paku 8.500 persona. Për periudhën afërsisht dy mujore, siç njoftojnë nga Agjencia për Punësim, janë përmbushur parashikimet për përfshirjen e personave të cilët kanë aplikuar për masat të cilat dërgojnë drejtpërdrejtë në punës.

“Këto dy muajt e kaluar janë tregues pozitiv dhe këtë vit si vitin e kaluar do të ketë realizim të suksesshëm të planit operativ për programe aktive dhe masa për punësim. Deri më tani është treguar interesim mjaft i madh për pjesëmarrje për masat për punësim nga personat e papunësuar dhe punëdhënësit janë tregues pozitiv se jemi në rrugën e duhur për zbatimin e prioriteteve tona në punësim”, tha drejtorja e Agjencisë për Punësim, Biljana Jovanovska.

Për programin “Vetëpunësim” për momentin me trajnim kanë filluar 2.076 persona nga të cilat rreth 800 janë të rinj të moshës deri në 29 vjet. Së paku 1.070 persona pritet që të vetëpunësohen në gjysmën e parë të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat