Banka Popullore e Maqedonisë nënshkruan memorandum të ri bashkëpunimi me Bankën Investuese Evropiane

Maqedonia

Banka Popullore e Maqedonisë nënshkruan memorandum të ri bashkëpunimi me Bankën Investuese Evropiane

Më: 14 prill 2019 Në ora: 11:56
Takimet në Uashington

Në takimet e shumta me përfaqësues të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), delegacioni i udhëhequr nga guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska dhe ministri i Financave, Dragan Tevdovski, të realizuara në kuadër të takimeve të pranverës të Grupit të Bankës Botërore (BB) dhe FMN-së në Uashington, u konstatua se politika monetare në vend është e përshtatshme.

Gjatë takimit u theksua relaksimi i realizuar monetar, në kushtet e lëvizjeve të qëndrueshme në tregun valutor dhe mungesës së presioneve inflacioniste, që është ofrimi i mbështetjes vendimtare nga Banka Popullore për aktivitetin e përgjithshëm në ekonomi.

“Lëvizjet aktuale tregojnë rritje të moderuar të çmimeve të brendshme, ndërsa me këtë mungojnë edhe presionet e çmimeve. Norma mesatare vjetore e inflacionit në tre muajt e parë të vitit është nën nivelin e parashikuar nga Banka Popullore. Në të njëjtën kohë, vlerësimet e fundit tregojnë për presione të dobëta nga çmimet e importit të këtij viti”, ishte konstatimi gjatë takimit.

Delegacioni i Maqedonisë së Veriut realizoi takim edhe me drejtorin e FMN-së për Evropë, Paul Thomsen, me drejtuesit e FMN Anthony de Lanoy dhe Richard Dornbosch, si dhe me kreun e misionit të FMN-së për vendin tonë Jessmin Rahman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat