SHGM-ja me kërkesë: Politikanët të ndërpresin me etiketimin e medias

Maqedonia

SHGM-ja me kërkesë: Politikanët të ndërpresin me etiketimin e medias

Më: 14 prill 2019 Në ora: 12:18
Siljanovska - Mickoski

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut nëpërmjet një reagimi, ka vlerësuar se fjalimi i kryetarit të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, në të cilin etiketoi media të caktuara është i pashembullt dhe i papranueshëm për një lider të partisë politike, njofton Portalb.mk.

Mickoski gjatë tubimit në Krushevë, tha se “LSDM-ja ka angazhuar kryeredaktorët dhe mediat e tyre të paguar shtrenjtë që të liferojnë sondazhe”, në lidhje me këtë, nga SHGM-ja thonë se fjalimi i Mickoskit koincidoi me publikimin e sondazhit të Televizionit Telma.

“Këto paraqitje publike të politikanëve janë të papranueshme dhe paraqesin cenim ndaj punës dhe pavarësisë redaktuese të mediave dhe kanë për qëllim vetëm të diskreditojnë mënyrën në të cilën ato punojnë. I bëjmë thirrje kryesisë së partisë VMRO-DPMNE t’i kërkojë falje televizionit dhe në të ardhmen të kujdesen që mos të etiketohen as mediat e as gazetarët, sepse kjo gjë vetëm mund të keqësojë gjendjen dhe nivelin e lirisë së fjalës në vend, ndërsa narrativi i tillë mund të nxisë sulme ndaj gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve që punojnë në teren. Kujtojmë se nëse politikanët ose kushdo tjetër ka vërejtje për mënyrën në të cilën raportojnë mediat mund të dërgojnë ankesa tek organet vetërregulluese (Këshilli i Nderit pranë SHGM-së dhe Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni). Gjithashtu, kujtojmë edhe mediat që raportojnë për fushatën parazgjedhore se duhet ta respektojnë Kodin Etik të gazetarëve dhe të publikojnë informata të sakta dhe të besueshme”, thanë nga SHGM-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat