Katrougalos: Marrëveshja e Prespës ka hequr helmin e dyshimtë të ndërsjellë

Maqedonia

Katrougalos: Marrëveshja e Prespës ka hequr helmin e dyshimtë të ndërsjellë

Më: 14 prill 2019 Në ora: 15:44
Gergios Katrougalos

Marrëveshja e Prespës është kompromis i sinqertë, përmbush interesat kombëtare të të dyja palëve dhe një herë e përgjithmonë heq helmin e dyshimit të ndërsjellë, tha ministri i Jashtë i Greqisë, Gergios Katrougalos për gazetën “Etnos”.

Ndalë ngadalë po kuptohet rëndësinë e marrëveshjes si kompromis i ndershëm që kënaq thelbin e interesave kombëtare në të dyja anët, duke hequr njëherë e përgjithmonë helmin e dyshimit të ndërsjellë. Dhe me kalimin e kohës, përfitimet ekonomike për vendin, e sidomos për Maqedoninë tonë, do të jenë të dukshme nga kalimi i protagonistit tonë në fushën ekonomike në Ballkan”, thotë shefi i diplomacisë greke.

Në lidhje me komisionet për tekstet shkollore dhe markat tregtare, Ministri i Jashtëm i Greqisë sqaroi se i pari është krijuar dhe “nga shtatori, librat e rinj në Maqedoninë e Veriut do të lirohen nga të gjitha llojet e irredentizmit”.

“Komisioni i markave do të krijohet nga mesi i majit me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të ministrave përkatës”, tha Katrougalos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat