Rasti “Titanik” do të vazhdojë me prezantimin e dëshmive materiale

Maqedonia

Rasti “Titanik” do të vazhdojë me prezantimin e dëshmive materiale

Më: 15 prill 2019 Në ora: 10:19
Gordana Jankulloska

Në Gjykatën penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për rastin “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike në lidhje me parregullsitë zgjedhore, transmeton Portalb.mk.

Rasti ndodhet në procedurën e dëshmive dhe prezantohen materialet dëshmi të propozuara nga Prokuroria Speciale Publike. Deri tani janë prezantuar mbi 2.500 deri, prej rreth 5.900 materiale dëshmi.

Në rastin “Titanik” të akuzuar janë: Nikolla Gruevski, i cili ka fituar azil politik në Hungari,  Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Lleko Ristovski, Kirill Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Alleshkoviq dhe Llenka Rashajkovska. Ata akuzohen për parregullsi zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat