Sot në Çair promovohet pulla e re postare Jashar Bej Shkupi

Maqedonia

Sot në Çair promovohet pulla e re postare Jashar Bej Shkupi

Më: 15 prill 2019 Në ora: 11:09
Komuna e Çairit

Në sallën e madhe të Komunës së Çairit sot do të promovohet pulla e re postare e Jashar Bej Shkupit.

Organizatorë të këtij evenimenti janë Postat e Maqedonisë, Instituti për trashëgimi kulturore dhe Komuna e Çairit.

Të pranishëm gjatë këtij momenti me peshë të madhe historike e kulturore do të jenë: drejtori gjeneral i Postës së Maqedonisë së Veriut, Ejup Rustemi, drejtori i Institutit për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të shqiptarëve, Skender Asani dhe kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, të cilët do të kenë edhe fjalë rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat