ASHMAA: Në mesnatë përfundon publikimi i anketave, heshtja zgjedhore fillon më 20 prill

Maqedonia

ASHMAA: Në mesnatë përfundon publikimi i anketave, heshtja zgjedhore fillon më 20 prill

Më: 15 prill 2019 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele rikujton radiodifuzerët se sot është afati i fundit për publikimin e rezultateve nga hulumtimi i mendimit publik.

Ata thonë se sipas Kodit Zgjedhor, anketat e mendimit publik mund të publikohen më së voni pesë ditë para datës së caktuar për votim, gjegjësisht më së voni deri në mesnatë më 15 prill 2019.

ASHMAA gjithashtu rikujton se heshtja zgjedhore fillon 24 orë para ditës së votimit, gjegjësisht nga mesnata e 20 prillit të vitit 2019 (e shtunë) dhe përfundon me mbylljen e vendvotimeve në orën 19:00 më 21 prill të vitit 2019.

“Radiodifuzerët gjatë heshtjes zgjedhore vazhdojnë të raportojnë për aktivitetet e Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe për procesin zgjedhor në ditën e votimit, por nuk guxojnë të publikojnë çfarëdo lloj informacionesh, fotografive, materialeve audio dhe audiovizuele të cilat kanë lidhje ose në të cilat marrin pjesë pjesëmarrës në zgjedhje”.

“Ata nuk guxojnë të publikojnë çfarëdo lloj formash të raportimit mediatik të cilat janë të hapura ose të mbuluara në funksion të fushatës zgjedhore dhe mund të ndikojnë ndaj vendimit të zgjedhësve, të dhëna me të cilat e zbulojnë identitetin e subjekteve politike dhe të individëve ose parregullsi të tjera në ditën e votimit si dhe deklarata nga kandidatët në procesin zgjedhor, nga pjesëmarrësit në fushatë zgjedhore , nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartës të funksioneve në organet e pushtetit”, thonë nga ASHMAA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat