Civil: Partitë politike shqiptare udhëheqin fushatë partiake

Maqedonia

Civil: Partitë politike shqiptare udhëheqin fushatë partiake

Më: 15 prill 2019 Në ora: 15:31
CIVIL

Civil – qendra për liri konstatoi se Bashkimi Demokratik për Integrim, Partia Demokratike Shqiptare dhe Alternativa udhëheqin fushatë partiake dhe nuk udhëheqin fushatë presidenciale.

Në monitorimin zgjedhor është cekur se këto parti edhe pse zyrtarisht mbështesin kandidaturën e Stevo Pendarovskit, ata nuk shkojnë në mitingjet e tij, udhëheqin fushatë të tyre me simbole të tyre partiake duke promovuar politikën e tyre.

Njohësit e çështjeve politike shqiptare thonë se e gjithë kjo mund të jetë strategji në kuadër të koalicionit apo matje të forcave në terren.

Për dallim nga partitë shqiptare që mbështetën Pendarovskin, kryetarët e Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa janë të pranishëm në secilin miting dhe tribunë të kandidatit presidencial Blerim Reka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat