“Bartja e administratorëve në sektorin privat do të jetë në mënyrë vullnetare”

Maqedonia

“Bartja e administratorëve në sektorin privat do të jetë në mënyrë vullnetare”

Më: 15 prill 2019 Në ora: 16:38
Bartja e administratorëve në sektorin privat do të jetë në mënyrë vullnetare

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski thotë se bartja e të punësuarve në sektorin publik do të jetë në konsultime me punonjësit.

Mançevski nuk zbulon se sa është numri i të punësuarve që do të barten nga sektori publik në atë privat, dhe kur do të hyjë në fuqi ky vendim ligjor.

“S’ka nevojë që administratorët të frikësohen nga mënyra se si do të zbatohet. Çdo gjë do të jetë vullnetare, por fakt është se duhet të bëjmë diçka në reformimin e sistemit”, tha Mançevski duke shtuar se situata nuk mund të mbesë në ‘status quo’.

Sot u mbajt debat për ndryshimet e ligjeve të të punësuarve në sektorin publik dhe për punëtorët në administratë. Ministri Mançevski njoftoi se reformat do të jenë në konsultim me të gjitha palët e prekura, për dallim nga vitit 2015, ku siç tha ai, s’ka pasur debat. Ndryshimet ligjore, sipas tij, në qershor ose korrik duhet të hynë në procedurë kuvendare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat