Zaev-Quick: Partneriteti ynë ekonomik dhe projektet e ardhshme do të krijojnë përfitime dhe të hyra për të rinjtë

Maqedonia

Zaev-Quick: Partneriteti ynë ekonomik dhe projektet e ardhshme do të krijojnë përfitime dhe të hyra për të rinjtë

Më: 15 prill 2019 Në ora: 21:14
Zoran Zaev, Edmond Ademi, Andrej Zhernovski dhe Terens Nikolaos Quick

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev së bashku me ministrin e Diasporës, Edmond Ademi dhe zëvendësministrin e MPJ-së Andrej Zhernovski, sot kishin takim me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, i ngarkuar për diasporën greke, Terens Nikolaos Quick i cili është për vizitë dy ditore në vend.

Në takim, siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, është shprehur kënaqësia e zhvillimit pozitiv të marrëdhënieve mes dy vendeve, pas nënshkrimit të marrëveshjes së Prespës, me çka është theksuar nga të dyja palët, se hapi të ardhme për qytetarët e gjeneratat e ardhshme edhe në Greqi edhe në Maqedoninë e Veriut.

“Me mikun tim, kryeministrit Alexis Tsipras, treguam se para neve, janë mundësitë e hapura për bashkëpunim dhe se interesat e përbashkëta mund t’i përdorim për bashkëpunimin pozitiv. Me vullnetin tonë politik të përbashkët treguam se mund të ketë bashkëpunim ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve mike, si dhe bashkëpunim në fushën e turizmit, arsimit, kulturës dhe sportit”, tha kryeministri Zaev.

Gjithashtu, në takim u potencua edhe rëndësia e Planit aksionar, që u nënshkrua nga dy kryeministrat, gjatë vizitës së delegacionit grek në vendin tonë, me çka rregullohet bashkëpunimi në mbrojtje, energjetikë, transport, bujqësi, shëndetësi, si dhe në asistencën e Greqisë në procesin tonë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

U këmbyen mendime dhe u shpreh mbështetja për përforcimin e partneritetit ekonomik me qëllim që të krijohen kushte për hapjen e vendeve të reja të punës, posaçërisht për gjeneratën e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat