Zëvendësministri grek i Punëve të Jashtme Kuik për vizitë pune në Shkup

Maqedonia

Zëvendësministri grek i Punëve të Jashtme Kuik për vizitë pune në Shkup

Më: 16 prill 2019 Në ora: 08:23
Terens Nikollaos

Në takimin me Dimitrovin, siç informojnë nga MPJ-ja, është paraparë të shkëmbehen mendime për zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis të dyja vendeve pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës dhe vizitës së kryeministrit të Greqisë, Aleksis Cipras, në shtetin tonë.

Në kuadër të vizitës është paraparë që zëvendësministri Kuik të pritet edhe nga kryeministri Zoran Zaev, ndërsa duhet të realizojë takime edhe me ministrin pa portofol të obliguar për Diasporë Edmond Ademi, si dhe me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski”, informojnë nga MPJ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat