Nëntë aksidente në Shkup, një person i lënduar

Maqedonia

Nëntë aksidente në Shkup, një person i lënduar

Më: 16 prill 2019 Në ora: 09:10
Aksident

Në rajonin e Shkupit gjatë ditës së kaluar kanë ndodhur gjithsej 9 aksidente trafiku, në të cilat një person person ka marrë lëndime, ndërsa në tetë aksidente është shkaktuar vetëm dëm material.

Policia rrugore ka sanksionuar 17 shoferë, të cilët kanë rejtuar makinën me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar 23 shoferë, të cilët kanë qenë pa leje për vozitje.

Nga SPB Shkup informojnë se janë dhënë 108 dënime për parkim të parregullt, ndërsa me “merimangë” janë larguar 69 makina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat