Sela: BDI-ja nuk e dëshironte Pendarovskin, por Oliver Spasovskin si kandidat!

Maqedonia

Sela: BDI-ja nuk e dëshironte Pendarovskin, por Oliver Spasovskin si kandidat!

Më: 16 prill 2019 Në ora: 12:27
Ziadin Sela

Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja BESA si dhe shtabi zgjedhor i Blerim Rekës sot qëndruan në Manastir ku ftuan qytetarët shqiptarë që të votojnë Blerim Rekën për President.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët nga Manastiri ka kritikuar partitë shqiptare që nuk e përkrahin kandidaturën e Blerim Rekës, duke thënë se ata bëjnë tregti me votën shqiptare.

‘Ne kemi dalë të përkahim Profesor Blerim Rekën. Ashtu siç thoshin disa parti shqiptare që është mirë të ketë kandidat shqiptar, dhe dolën e përkrahën, ndërsa të tjerët që e kishin thënë këtë gjë, e kishin vetëm për presion.

E presioni i tyre ishte që të nxjerrin kandidat të tyre, por jo shqiptar, jo nga radhët e tyre, të mos jetë Stevoja por të jetë Oliver Spasovksi.

Me këtë qëllim do të fitonin një ministri më tepërt. Sjelljen e tyre mundohen ta përgënjeshtrojn me koncept dhe konsensualitet, por s’bëhet fjalë për koncept ose konsensualitet por bëhet fjalë për pushtet. Një lloje si Amdi Bajrami, njëherë me VMRO-në, e tani me LSDM-në.’

Gjithashtu Ziadin Sela pati dhe kritika ndaj qeverisjes LSDM-BDI, duke e quajtur si konsensualitet i disa dështimeve dhe politikave antidrejtësi dhe antishqipëtare: ‘Kanë konsensualitet për amnisti, ashtu siç i amnistuan deputetët e përfshirë në 27 Prill, kanë konsensulitet që të mos ja marrin mandatin Trajko Veljanvoskin vetëm që të mos tregojë se cili shqiptar nga BDI-ja e ka informuar që më 27 Prill zgjidhet kryetari i Parlamentit’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat