Vendimi për rastin e vdekjes së Nikolla Sazdovskit do të merret më 23 prill

Maqedonia

Vendimi për rastin e vdekjes së Nikolla Sazdovskit do të merret më 23 prill

Më: 16 prill 2019 Në ora: 14:11
Gjyq

Aktgjykimi për rastin e vdekjes së të riut Nikolla Sazdovski është caktuar të shpallet më 23 prill.

Prokuroria e Shkupit dhe familjarët e të ndjerit sot, në fjalët përfundimtare kërkuan dënimin maksimal për të akuzuarit, ndërkohë që avokatët mbrojtëse, kërkuan drejtësi për shkak se, siç thanë ata, vepra ka të bëjë me “dhunë”, e jo “vrasje mizore”.

Procesi gjyqësor është udhëhequr nga gjykatësja Daniella Alleksovska-Stojanovska. Ndërsa më 7 shkurt është bërë rikonsturktimi i ngjarjes me Sazdovskin, i cili është rrahur nga dy të rinj.

Sipas aktakuzës, të dyshuarit të cilët dy janë në paraburgim ndërsa i treti në arrati vitin e kaluar më 29 korrik e kanë rrahur Sazdovskin në bulevardin “Aleksandar Makedonski” në Autokomandë.

Nga lëndimet e marra, Sazdovski më 9 korrik ndërroi jetë. Dy të dyshuarit janë në burgun e “Shkupit, ndërsa për të dyshuarin e tretë është lëshuar flet arrest ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat