Në Dibër, të drejtën e votës duhet ta shfrytëzojnë mbi 18.625 votues

Maqedonia

Në Dibër, të drejtën e votës duhet ta shfrytëzojnë mbi 18.625 votues

Më: 16 prill 2019 Në ora: 16:26
Zgjedhjet

Në Komunën Dibër, ku përveç zgjedhjeve presidenciale do të zbatohen edhe zgjedhje të parakohshme komunale, më 21 prill do të votohet në 27 vendvotime.

“Në Komunën e Dibrës, 22 vendvotime janë në qytet, dy në fshatin Mogorçe dhe nga një në fshatrat Xhepishtë, Kosovrastë i Poshtëm dhe i Epërm. Për 270 anëtarë të këshillave zgjedhore, 27 prej të cilëve kryetarë dhe po aq zëvendës të kryetarëve të këshillave zgjedhore, tashmë janë mbajtur trajnimet e nevojshme”, deklaroi Elmira Bakalli, kryetare e Komisionit komunal zgjedhor.

Në ditën e zgjedhjeve, të drejtën e tyre të votës duhet ta shfrytëzojnë mbi 18.625 votues.

Në garën për funksionin e kryetarit të komunës janë dy kandidatë, Hekuran Duka nga BDI-ja dhe Arben Agolli nga Aleanca për shqiptarët.

Sipas kryetarit të KKZ të Qendrës Zhupa, Eran Zuber, në këtë komunë do të votohet në 16 vendvotime.

“Gjashtë nga vendvotimet janë në Qendrën Zhupa, ndërsa tjerat janë në vendbanimet në fshatra. Sot dhe nesër zbatojmë edukim për 160 anëtarë të këshillave zgjedhorë, prej tyre nga 16 janë kryetarë dhe zëvendës”, deklaroi Zuber.

Në listën e vetme zgjedhore, në këtë komunë, janë regjistruar 6.951 persona me të drejtë vote.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat