Gjykata Penale shpall dënimin e Belës dhe Demirit më 23 prill

Maqedonia

Gjykata Penale shpall dënimin e Belës dhe Demirit më 23 prill

Më: 16 prill 2019 Në ora: 16:52
Besir Bela dhe Skender Demiri

Pas një javë, më 23 prill, Gjykata Penale do të shpallë dënimin të akuzuarve Besir Bela dhe Skender Demiri, për vrasjen e 20-vjeçarit Nikola Sazdovski Sazdo. Sot, disa orë në sallën e gjyqit dhanë dëshmi dy të akuzuarit, të pandehurit dhe babai i djalit të vrarë.

Të pandehurit u penduan dhe shprehën ngushëllimet e tyre për familjen Sazdovski dhe kërkuan që gjykata të mos i nënshtrohet presioneve. Advokati Shehtanski karkoi dënim maksimal për të akuzuarit.

Sipas aktakuzës, Belës dhe Demiri së bashku me një tjetër 19 vjeçar i cili është në arrati, më 29 qershor të vitit të kaluar sulmuani Sazdovskin në stacionin e autobusit në Autokomandë. Nga lëndimet e marra, Sazdovski vdiq më 9 korrik 2018 në klinkën KARIL. Të dy sulmuesit, Besir Belja dhe Skender Demiri, janë në paraburgim në  Shutkë, dhe i dyshuari i tretë në kërkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat