Qytetarët të shqetësuar nga grabitjet e shpeshta që ndodhin në Maqedoni

Maqedonia

Qytetarët të shqetësuar nga grabitjet e shpeshta që ndodhin në Maqedoni

Më: 16 prill 2019 Në ora: 19:21
Ilustrim

Në 24 orët e fundit janë regjistruar së paku 3 grabitje, dy në Shkup dhe një në Dibër. Përveç NLB, në Shkup u grabit edhe një furrë. Në anën tjetër, në Dibër, një person i armatosur ka grabitur në kazino.

Ekspertët e sigurisë thonë se varfëria ekstreme dhe dëshira për të arritur sa më shpejt deri te paratë, janë arsyet kryesore për rritjen e numrit të vjedhjeve. Bashkim Selmani thotë se rritja e grabitjeve e ulën sigurinë e qytetarëve.

“Faktori që individin e çon të vjedh është varfëria e madhe, dhe kjo varfëri i çon njerëzit të veprojnë në këtë mënyrë. Është mesazh i keq për qytetarët, për shkak se kërcënohet rendi publik dhe prona private. Këto janë indicie që prishin sigurinë e përgjithshme”, tha Bashkim Selmani, ekspert i sigurisë.

Qytetarët thonë se amnistia te një pjesë e madhe ka ndikuar në rritjen e grabitjeve. Sipas tyre, policia nuk është e aftë t’i parandalojë grabitjet e këtilla dhe t’i kapë grabitësit.

“Shpesh herë kishte amnisti nga kryetari dhe nga të tjerët, kështu që vazhdimisht po amnistohen njerëzit, dhe për këtë shkak marrin guximin të bëjnë veprime të tilla”.

“Policia nuk punon si duhet, ata janë të korruptuar, kjo është e gjitha. Me dy fjalë është thënë gjithçka. Nëse sistemin punon si duhet nuk do të ndodhte kjo. Në njërën anë i burgosin në anën tjetër i lirojnë”, thonë qytetarët.

Nga MPB nuk japin detaje se sa grabitje dhe vjedhje janë paraqitur nga fillimi i vitit. Alsat mëson se mbi gjysma e lëndëve në Gjykatën Penale janë për vjedhje dhe pjesa më e madhe për vjedhje të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat