Pesë maji shpallet Dita e Gjuhës Maqedonase

Maqedonia

Pesë maji shpallet Dita e Gjuhës Maqedonase

Më: 16 prill 2019 Në ora: 19:23
Qeveria

Në seancën e sotme, Qeveria miratoi vendimin që 5 maji të shpallet Dita e gjuhës Maqedonase si një festë e karakterit të punës.

Vendimi për të festuar këtë datë si Dita e gjuhës maqedonase është për nder të vendimi të Qeverisë Federale të Maqedonisë e cila ka miratuar alfabetin e gjuhës maqedonase më 5 maj 1945 si shkrim zyrtare, ndërsa pas dy muajve Ministria e Arsimit e ka legalizuar atë, drejtshkrimi i parë që kodifikon gjuhën maqedonase, informojnë nga Qeveria.

Qeveria gjithashtu me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes e rishikoi dhe miratoi informacionin për zbatimin e ushtrimeve ushtarake “Goditja vendimtare” të Ushtrisë dhe Komandës së US EUCOM, e cila përfshin pjesëmarrjen e forcave të armatosura të huaja në territorin e vendit tonë.

Për këtë arsye, Qeveria miratoi vendimin për hyrjen dhe qëndrimin e pjesëtarëve të forcave të huaja të armatosura në territorin e vendit me qëllim të kryerjes së ushtrimeve “Goditja vendimtare”, e cili në disa faza do të zhvillohet nga 20 maj deri më 15 korrik të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat