Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi në mes DAP të Maqedonisë dhe Malit të Zi

Maqedonia

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi në mes DAP të Maqedonisë dhe Malit të Zi

Më: 16 prill 2019 Në ora: 19:49
Sanja Lukarevska dhe Miomir Mugosha

Rritja e efikasitetit në luftën kundër evazionit fiskal në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi është qëllimi i nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim në Podgricë. Memorandumi u nënshkrua nga drejtoresha e DAP-it në Maqedoni, Sanja Lukarevska dhe drejtori i DAP-it të Malit të Zi, Miomir Mugosha.

“Drejtoritë e të Ardhurave të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi gjenden para një sfide që të jetë një shtyllë e fortë dhe të mundësoj stabilitet të fortë ekonomik shoqëror. Të dyja institucionet po ballafaqohen me probleme të njëjta dhe me vështirësi dhe po punojmë intensivisht që t’i tejkalojmë këto. Nënshkrimi i këtij memorandumi është pikërisht për këtë fushë dhe do të mundësojë përmirësimin e bashkëpunimit, ndihmën reciproke, besueshmërinë si dhe efikasitetin e luftës së përbashkët kundër evazionit fiskal”, tha Lukarevska.

Ndërsa Mugosha tha se nënshkrimi i memorandumit është e një rëndësie të veçantë, sepse të dyja vendet do të kenë mundësi që t’i shkëmbejnë përvojat dhe njohurit reciproke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat