Vidhet një postë në Probishtip

Maqedonia

Vidhet një postë në Probishtip

Më: 16 prill 2019 Në ora: 21:30
Ilustrim

Sot është vjedhur në postë në Zlletovë komuna e Probishtipit njoftoi sot zëdhënësja e SPB Shtip, Gordana Panajotova. Vjedhja e rëndë ka ndodhur gjatë fundjavës, ndërsa nuk janë zbuluar kryerësit e veprës të cilët kanë vjedhur paratë.

Policia deri më tani nuk zbulon se sa para janë vjedhur, dhe se në çfarë mënyrë kanë hyrë në poshtë vjedhësit.

“Dje më 15 prill në stacionin policor në Probishtip është paraqitur se gjatë periudhës nga ora 12 më 13 prill deri më orën 5 të 15 prillit persona të panjohur kanë kryer vjedhje të rëndë në postën e fshatit Zlletovo dhe kanë marrë parat”, thotë Panajatova.

Ajo tha se në postën janë bërë hetime dhe po punohet për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat