Gjermania është problemi teknik për fillimin e bisedimeve në qershor për anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Maqedonia

Gjermania është problemi teknik për fillimin e bisedimeve në qershor për anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Më: 16 prill 2019 Në ora: 21:31
Bujar Osmani

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani tha se ekzistojnë pengesa teknike për marrjen e datës në qershor për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

“Midis 29 majit kur del rekomandimi dhe 19 qershori kur mbahet mbledhja, Bundestagu Gjerman ka vetëm një seancë, Bundestagu Gjerman në bazë të ligjit të Gjermanisë qeveria do të mund të merr mandat për t’i dhënë një shteti fillim bisedimesh dhe mbyllje bisedimesh në fund të procesit vetëm me vendim të Bundestagut”, deklaroi Bujar Osmani për “Tv21”.

Ai gjithashtu tha se Franca dhe Holanda janë vende që me hezitimet e tyre mund të ndikojnë në shtyrjen e Konferencës Ndërqeveritare pas dhjetorit. Deri më tani, Qeveria e Maqedonisë nuk ka njoftim për këtë, por nëse shtyhet ende, Osmani thotë se do të ishte një vendim politik për të shtyrë procesin e vendimmarrjes.

Osmani shtoi se në samitin e Berlinit që do të mbahet më 29 prill, së bashku me kryeministrin Zaev do të kenë mundësinë të takohen me kancelaren gjermane Angela Merkel, për t’i treguar asaj rëndësinë e vendimit të qershorit për Maqedoninë e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat