Marrëveshja e Prespës në fokusin e fushatës, BE kërkon të mos përdoret për përplasje politike

Maqedonia

Marrëveshja e Prespës në fokusin e fushatës, BE kërkon të mos përdoret për përplasje politike

Më: 17 prill 2019 Në ora: 09:11
Maqedonia e Veriut dhe Greqia

Marrëveshja e Prespës- përfitimet e kompromisit, baza e saj kushtetuese dhe ligjore, rëndësia e saj në hapërimin e vendit drejt BE-së dhe NATO-s janë në fokusin e fushatës së kandidatëve për këto zgjedhje të gjashta presidenciale.

Nga kjo marrëveshje të cilën Greqia dhe Maqedonia e Veriut e arritën më 17 qershor 2018 me të cilën është tejkaluar kontesti shumëdekadësh për emrin është gjetur në qendër të përplasjeve politike mes kandidatëve, ndërsa përfaqësues të BE-së ftojnë që kjo të mos përdoret për pikë politike dhe të vlerësohet ajo që është arritur dhe e cila mund të jetë model për zgjidhjen e kontesteve tjera në rajon.

Kandidatët për president, të përkrahur nga LSDM dhe opozita shqiptare, Stevo Pendarovski dhe Blerim Reka janë në të njëjtën pozitë për marrëveshjen. Ata thonë se ajo është në të mirë të vendit dhe hap rrugën për eurointegrimet.

Ndërsa për kandidaten, e cila përkrahet nga opozita maqedonase, Gordana Siljanovska-Davkova, Marrëveshja e Prespës është asimetrike, duke shtuar se nëse ajo vjen në funksion nuk do të thotë se menjëherë do të niset në aksion që ta shfuqizojë.

Komisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë pranë BE-së Johannes Hahn, konsideron se Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë mund të nxit zgjidhje edhe në çështjet tjera të hapura në Ballkan, duke shtuar se ajo nuk duhet të përdoret për përplasje politike.

“Mendoj se edhe dy palët janë shumë të suksesshëm. SHBA jep mbështetje të madhe për atë që sot e quajmë Maqedoni të Veriut”, ka theksuar Han.

Ndryshe, fushata e rrethit të parë është para fundit, ndërsa zyrtarisht filloi më 1 prill, ndërsa do të zgjas deri më 19 prill në mesnatë, me çka pason heshtje 24 orësh, ndërsa qytetarët më 21 prill do të dalin në zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat