LSDM: Siljanovska nuk e njeh popullin dhe shtetin

Maqedonia

LSDM: Siljanovska nuk e njeh popullin dhe shtetin

Më: 17 prill 2019 Në ora: 10:18
LSDM

Partia më e madhe maqedonase në pushtet, LSDM përmes një kumtese me shkrim thonë se Gordana Siljanovska, kandidatja e Hristian Mickoskit pranoi se nuk e njeh shtetin, se nuk e njeh popullin e saj prej të cilit sot kërkon mbështetje, transmeton Zhurnal.

Nga kjo parti thonë se  Siljanovska nuk i respekton qytetarët, nuk i respekton mediat dhe gazetarët dhe ikë nga përballja me opinionin.

"Me sjelljen e këtillë, Siljanovska e ndjek shembullin e kriminalit të dënuar Nikolla Gruevski i cili me vite ikte nga debatet dhe përballjet me opinionin dhe mediat. Siljanovska çdo ditë konfirmon se nuk është e denjë për funksionin për të cilin kandidon. Fushata tashmë po përfundon, ndërsa qytetarët  nga Siljanovska nuk panë asnjë përgjigje konkrete. as një zgjidhje që është në interes së qytetarëve. përveç hipokrizisë, pandershmërisë dhe mungesës së sinqeritetit", thuhet në kumtesën e LSDM.

Nga partia në pushtet mes tjerash shprehen se qytetarët e shohin sjelljen e këtillë të Siljanovkës, ndërsa porosinë do ta transmetojnë tashmë të dielën, kur në mënyrë masive  do ta  mbështesin konceptin e Stevo Pendarovskit, i cili çon përpara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat