Policia zbulon parregullsi të shumta në transportin e nxënësve në Gostivar

Maqedonia

Policia zbulon parregullsi të shumta në transportin e nxënësve në Gostivar

Më: 17 prill 2019 Në ora: 13:55
Policia

Gjatë ditës së djeshme Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, në qytetin e Gostivarit ka realizuar aksion kontrollues në trafikun rrugor, në të cilin janë përfshirë 35 vetura (furgon) të cilët kryejnë transport publik të nxënësve, nëpër shkollat fillore dhe të mesme.

“Gjatë kontrollit, janë zbuluar 9 vetura të cilat kanë pasur mbingarkesë të numrit të udhëtarëve, 8 vozitës të cilët kanë transportuar udhëtar në transport publik dhe nuk kanë pasur të kryer kontrollin mjekësorë për kryerjen e kësaj veprimtarie, 3 vozitës kanë kryer transport publik pa patent shoferi, 1 vozitës ka drejtuar automjetin me kategori të papërshtatshme për llojin e veturës, 2 automjete kanë qenë me regjistrim të skaduar, si dhe 1 vozitës nuk e ka përshtatur shpejtësinë sipas kushteve në rrugë”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Shkeljet e konstatuara në trafikun rrugorë, janë sanksionuar me parashtresa adekuate të parapara me ligj.

Në rajonin e Tetovës dje (16 prill) gjithashtu janë realizuar kontrolle dhe aktivitete të përforcuara, në të cilat janë zbuluar gjithsej 42 shkelje, prej të cilave numri më i madh edhe atë 19 për gabim parkim dhe parkime jo të rregullta.

Krahas kësaj, është konstatuar se 7 persona ka drejtuar automjetin pa patent shoferi, 6 vetura kanë qenë me regjistrim të skaduar, 5 vetura teknikisht të parregullta, 7 vozitës fillestarë që nuk janë përmbajtur përkufizimeve ligjore për këtë kategori të vozitësve e kështu me radhë.

Këto kundërvajtje janë rrumbullakësuar me 23 fletëpagesa për kundërvajtje dhe 19 fletëpagesa të detyrueshme për kundërvajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat