Boshnjakovski: Vazhdojnë bisedimet për ligjin për Prokurorinë Publike

Maqedonia

Boshnjakovski: Vazhdojnë bisedimet për ligjin për Prokurorinë Publike

Më: 17 prill 2019 Në ora: 14:02
Mile Boshnjakovski

Vazhdojnë bisedimet midis pushtetit dhe opozitës për Ligjin për Prokurorinë Publike, me të cilin duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i Prokurorisë Speciale Publike.

Këtë e konfirmoi sot zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski, i cili deklaroi se materialet që i ka dorëzuar VMRO-DPMNE-ja për këtë ligj nuk janë në pajtim me negociatat evropiane për shkak të së cilës bisedimet vazhdojnë.

“Informacionin e fundit që e kam lidhur me bisedimet është se materialet që i ka dorëzuar VMRO-DPMNE-ja deri te Ministria e Drejtësisë nuk janë në pajtueshmëri me negociatat evropiane ashtu që bisedimet vazhdojnë” , tha Boshnjakovski.

Pritjet janë që ky ligj të jetë pjesa e fundit nga paketa reformuese të ligjeve që duhet të miratohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat