Dy organizata dhurojnë pajisje mjekësore në Qendrën Klinike në Shkup

Maqedonia

Dy organizata dhurojnë pajisje mjekësore në Qendrën Klinike në Shkup

Më: 17 prill 2019 Në ora: 15:03
Pajisje mjekësore për Qendrën Klinike “Nënë Tereza" në Shkup

Pajisje mjekësore për Qendrën Klinike “Nënë Tereza" në Shkup do të dhurojnë sot Asociacioni Alzas - Maqedoni dhe Organizata Humanitare "Shpresoj në Orientin" nga Alzasi, Republika e Francës.

Bëhet fjalë për dhurimin e karrocave për persona me mobilitet të përkufizuar, mjetet për lëvizje dhe pajisje spitalore.

Pranim-dorëzimi i donacionit është në suaza të aksionit, që e zbatojnë këto dy organizata të cilat dje dhuruan pajisje mjekësore dhe pajisje në Shtëpinë e Shëndetit në Veles dhe në Spitalin për sëmundje të Mushkërive në Jasenovë.

Aksioni për dhurimin e pajisjeve po zhvillohet në partneritet me Fondacionin "Fokus" - Veles, Komuna e Velesit dhe Organizatën Humanitare „House of hope - Lençe Zdravkin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat