U nënshkrua Programi për bashkëpunim kulturor ndërmjet Ministrisë së Kulturës të RMV dhe Malit të Zi për periudhën 2019-2022

Maqedonia

U nënshkrua Programi për bashkëpunim kulturor ndërmjet Ministrisë së Kulturës të RMV dhe Malit të Zi për periudhën 2019-2022

Më: 17 prill 2019 Në ora: 15:19
Asaf Ademi dhe Aleksandar Bogdanoviq

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, sot realizoi takim bilateral me ministrin e Kulturës të Malit të Zi, Aleksandar Bogdanoviq. Në një atmosferë të këndshme dhe konstruktive, u theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera në fushën e kulturës ndërmjet të dyja vendeve, ndërsa u shpreh gatishmëria për ta intensifikuar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e projekteve dhe artistëve ndërmjet institucioneve.

Në takim, të dy ministrat e nënshkruan edhe Programin për bashkëpunim kulturor ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi për periudhën 2019-2022, nëpërmjet të cilit u përkufizua korniza juridike për realizimin e përmbajtjeve kulturore në periudhën që vjen.Ky dokument bilateral ndërlidhet edhe me Marrëveshjen që e kemi nënshkruar dhe ratifikuar ndërmjet të dyja qeverive dhe Programin e parë për bashkëpunim në fushën e kulturës i cili kishte vlefshmëri deri në vitin 2019, dhe është një reflektim i angazhimeve tona të fuqishme për kultivimin dhe thellimin e relacioneve kulturore ndërmjet të dyja vendeve.

Në takim ishte theksuar se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Mali i Zi kanë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm në planin e jashtëm politik. Ministrat e Kulturës theksuan se intensiteti i vizitave të realizuara bilaterale në të gjitha nivelet është njëri nga treguesit më të mirë për cilësinë e marrëdhënieve të përbashkëta të cilat edhe në të ardhmen duhet të përparojnë në të gjitha sferat shoqërore, veçanërisht në kulturë i cili është një ndërmjetës efikas në komunikimin tonë të ndërsjellë. 

Ishte theksuar se në vitet e kaluara u realizuan një numër i madh projektesh dhe iniciativash, pjesëmarrje në festivalet në të dyja vendet në të cilat aktorëve, regjisorëve dhe produksioneve të veprimtarisë së teatrit, u ndanë mirënjohje të shumta. 

Në takim, të dy ministrat e Kulturës u shprehën të bindur se me Programin e ri, lidhjet ndërmjet të dyja vendeve do të thellohen edhe më tepër, në të gjitha veprimtaritë në fushën e kulturës. U theksua edhe bashkëpunimi i përbashkët në planin multilateral, në kuadër të Forumit të Kulturave Sllave, TRADUKI, Këshillit të ministrave të Kulturës nga Evropa Juglindore - KOMOKOCEE, në kuadër të platformës 16+1 për bashkëpunim ndërmjet vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore me Republikën Popullore të Kinës, etj.

Në takim, ministrat e Kulturës e përshëndetën edhe mbajtjen e ekspozitës „Moda evropiane e oborrit malazez - reflektime“, e cila sonte do të hapet në Muzeun e Luftës Maqedonase për Pavarësi. Ishte theksuar se hapja e kësaj ekspozite, e cila paraqet bashkëpunim ndërmjet Muzeut të Luftës Maqedonase për Pavarësi dhe Muzeut Kombëtar të Malit të Zi, është një hap i rëndësishëm në thellimin e kontakteve dhe shkëmbimin e projekteve në të dyja vendet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat