Kamionistët presin me orë në vendkalimet kufitare

Maqedonia

Kamionistët presin me orë në vendkalimet kufitare

Më: 17 prill 2019 Në ora: 15:43
Kamionistët

Pjesa më e madhe e kohës të cilën transportuesit e kalojnë në pritje në vendkalimet kufitare bie në procedurat për kontroll fitosanitar dhe veterinar, që i mban në kufijtë rreth tri orë, por edhe më gjatë se një ditë, tregojnë rezultatet nga monitorimi i automjeteve transportuese në vendkalimet kufitare Qafë Thanë dhe Tabanoc, të cilin e kanë zbatuar pardje ekipet e Odës Ekonomike të Maqedonisë, informon MIA, transmeton Zhurnal. Prej atje apelojnë sa më shpejtë realizohet paralajmërimi për vendkalime kufitare me Serbinë dhe Shqipërinë që të ulet koha e pritjes së shpenzimeve transportuese të cilat ndikojnë në konkurrencën e produkteve. Kërkojnë që të intensifikohet nënshkrimi i marrëveshjeve të përbashkëta bilaterale dhe presin kontrolle të përbashkëta më së voni deri më 1 tetot të këtij viti. “Krahas asaj se biznesi i ndërmerr të gjitha masat e nevojshme në pjesën e racionalizimit të proceseve të prodhimit që të krijohen produkte konkurruese është e patjetërsueshme nevoja që të përfshihen shtetet e rajonit që ta ndihmojnë procesin, ta lehtësojnë transitin dhe ta shkurtojnë kohën nëse dëshirojmë që ekonomitë e rajonit të krijojnë produkte konkurruese të dedikuara për tregjet e huaja” , tha në konferencën për shtyp Aneta Trajkovska, drejtor operativ në Odën Ekonomike të Maqedonisë.

Duke prezantuar rezultatet e monitorimit theksoi shembuj për problemet me të cilat përballen transportuesit, duke theksuar se nga ana e Maqedonisë kontrollet veterinare dhe fitosanitare punojnë prej orës 7 deri në orën 19 çdo ditë, por se sipas rrëfimeve të transportuesve, në Serbi kontrollet e tilla nuk funksionojnë në fundjavat. “Edhe pse në VK”Tabanoc” nga ana e Maqedonisë është vendosur lentë e dytë, e ashtuquajtur lentë e gjelbër për transportuesit e kamionëve me prioritet, dhe veprimi është relativisht i shpejtë, kur kamionët do të dërgohen në anën serbe ridrejtohen në një lentë dhe krijohet rrëmujë dhe pritje e rritur. Në mënyrë shtesë ai veprim ndërlikohet që tashmë muajin e fundit nga ana serbe dhe gjatë hyrjes dhe daljes vendosen pajisje për ndjekjen e të gjitha automjetet transportuese të cilët hynë ose e lëshojnë Serbinë, kështu që ai proces sjellë deri në rritjen e kohës së pritjes së vendkalimeve kufitare” , tha Trajkovska. Monitorimi ka treguar se pritje në vendkalimin kufitar Qafë Thanë shkaktojnë edhe skanimet e automjeteve në anën e Shqipërisë sepse shërbimet e atjeshme presin që të mblidhen më shumë kamionë dhe pasi të përfundojë procedurat doganore i lëshojnë menjëherë në anën e Maqedonisë. “Në një pjesë të caktuar të ditës bukvalisht nuk ka asnjë kamion, e pastaj vijnë gjashtë-shtatë përnjëherë. Për këtë është iniciativa e Odës Ekonomike të Maqedonisë që të zbatohen kontrolle të përbashkëta me çka do të përgjysmohet koha e tanishme për procedurat” , potencon Aneta Dimovska, këshilltar i odës. Me kontrollin fitosanitar dhe veterinar, siç sqaron, problem krijohet edhe te ne. Nëse ndonjë kamion arrin gjatë natës në Qafë Thanë e shënuam se nuk ekziston vazhdimisht person i pranishëm për kontroll veterinar ndërsa transportuesit duhet paraprakisht të paralajmërojnë që të vijnë persona adekuat për kontroll të tillë. Transportuesit të cilët transportojnë mallra të tilla dhe presin ndonjëherë më shumë se një ditë kushtimisht thënë i krijojnë rrëmujat në vendkalimet kufitare” , plotësoi Dimovska. Sipas rezultateve të monitorimit, përmes VK “Qafë Thanë” nga ora 10 deri në orën 20 të hënën kanë dalë 67 automjete, prej të cilëve 29 për eksport nga shteti, 34 kanë dalë të zbrazët, ndërsa katër automjete kanë transituar. Koha mesatare për zbatimin e formaliteteve doganore dhe policore ishte 13 minuta. Për hyrje në shtet, ishin evidentuar 147 automjete, prej të cilëve 95 kanë kryer import, 45 ishin të zbrazëta, ndërsa shtatë kanë transituar. Koha mesatare e evidentuar për zbatimin e të gjitha veprimeve doganore përmes organeve të MPB-së në anën tonë ishte 23 minuta, ndërsa sipas thënieve të transportuesve koha mesatare e cila iu nevojitej që t’i përfundojnë të gjitha formalitet e anës tjetër, në kufirin në Shqipëri, ishte 40 minuta. Më së shpeshti ishte transportuar çimento dhe xehe. Gjatë monitorimit në VK “Tabanoc” për dalje të hënën janë evidentuar 380 automjete transportuese, prej të cilëve 193 kanë kryer eksport, 130 kishin dalë të zbrazët, ndërsa 57 ishin tranzit. Koha më e gjatë e regjistruar për pritje në kolonë në atë vendkalim kufitar për dalje ishte 15 minuta, ndërsa në pjesën më të madhe të ditës nuk kishte pritje. Dogana dhe kontrolli i MPB-së, nuk zgjaste më gjatë se dy minuta. Monitorimi i 193 automjeteve të cilët kryejnë eksport ka treguar se 135 kanë transportuar gypa të metalit dhe të hekurit, produkte të plastikës dhe autokatalizatorë, 41 kamionë ishin me produkte bujqësore, 17 me produkte të tekstilit. Automjete të cilat kanë transituar kanë transportuar produkte bujqësore me origjinë nga Turqia, Greqia dhe Shqipëria, të dedikuara për eksport në Serbi, Kroaci, Spanjë, Çeki dhe Rusi.

Në VK Tabanoc gjatë hyrjes janë regjistruar 231 automjete transportuese, prej të cilëve 98 kanë kryer import në shtet, 40 kanë hyrë të zbrazët, ndërsa transit ishin 93 automjete. Koha mesatare për pritje për të gjitha formalitetet doganore për transit mesatarisht ishte 40 minuta, për procedurë transitore me doganim në brendi të shtetit për formalitetet pritej 60 minuta. Koha për pritje për doganim në terminalin doganor varet nga lloji i mallit dhe a është subjekt i kontrollit fitosanitar dhe veterinar. Nëse nuk iu nënshtrohet atyre dy kontrolleve koha mesatare për zbatimin e formaliteteve doganore zgjat një orë. Nëse i nënshtrohet kontrollit fitosanitar pritet tri orë, ndërsa me kontroll veterinar edhe më gjatë se një ditë. Oda Ekonomike e Maqedonisë vlerëson se duhet të bëhet edhe analizë shtesë krahasuese për kohëzgjatjen e procedurave në vendkalimet kufitare në shtet, Serbi, Shqipëri, Kosovë, BeH dhe Mali i Zi. Nxitje për monitorimit e zbatuar ishin të dhënat të cilat i publikoi vitin e kaluar Banka Botërore, ndërsa sipas të cilave automjetet transportuese shpenzojnë 80 për qind të kohës duke pritur në vendkalimet kufitare, ndërsa 20 për qind tjerat iu janë në lëvizje në autostradat. Pritja, veçanërisht në shtetet ballkanike, sipas këtyre të dhënave, e ul vlerën e eksportit për një për qind, ndërsa te produktet bujqësore ulja mund të arrijë edhe deri më shtatë për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat