Fazliu: S’kemi kompetenca për të kontrolluar Merkon

Maqedonia

Fazliu: S’kemi kompetenca për të kontrolluar Merkon

Më: 17 prill 2019 Në ora: 16:02
Suheil Fazliu

Blerjen e makinës luksoze nga Komuna e Strugës me vlerë prej 67 mijë euro, Ministri i Pushtetit Lokal, Suheil Fazliu e vlerësoi si një gabim të cilin, siç tha, do të tentoj ta përmirësoj. Ministri Fazliu premtoi se do të shkojë në Strugë për të biseduar me kryetarin Ramiz Merko dhe personalisht të informohet për rinovimin e parkut të makinave në këtë vetëqeverisje lokale. Ai thotë se qeveria nuk ka pushtet të urdhërojë kryetarin Merko të heqë dorë nga automjeti i ri zyrtar.

Ky buxhet dhe ai furnizim kaluan në Këshill, ku ka votuar shumica. Nëse kanë vërejtur sjellje të keqe, ose nëse ka të bëjë me luksin, këshilltarët kanë mundur ta ndalonin atë. Nuk ka asnjë mekanizëm tjetër- deklaroi Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu.

Alsat u përpoq disa herë të kontaktojë me kryetarin e Strugës, Ramiz Merko, por telefoni i tij celular ishte i fikur me orë të tëra. Megjithatë, qëndrimi i Merkos për këtë çështje tashmë është i njohur. Makina e re për të nuk është luks. Përveç kësaj, në media bënte shaka se është dashur të blejë makinë më të shtrenjtë, siç i ngjanë një kryetari të komunës. Ministri Fazliu përsëri njoftoi se pret që Anti-Korrupsioni dhe Enti shtetëror i revizionit ti kontrollojnë raportet financiare jo vetëm të Strugës , por edhe të të gjitha vetëqeverisjeve lokale dhe të kontrollojë nëse paratë publike janë harxhuar në mënyrë transparente.

Kërkoj nga kryetarët e komunave që të jenë më të përgjegjshëm, bëhet fjalë për të gjitha komunat që janë në borxh. Ne ua kemi zgjatur dorën që të dalin nga një situatë e vështirë, kështu që ata duhet resurset t’i përdorin me përgjegjësi, përndryshe mbetet përshtypja e abuzimit. Kërkoj përgjegjësi dhe transparencë prej tyre- tha ai.

Ministri Fazliu nuk kishte informacione deri ku është procesi i shlyerjes së borxheve të komunave me paratë që ua dhuroi qeveria. Në veçanti, Struga është në minus katër milionë euro dhe makinat 9 vjet të vjetra zyrtare të komunës i zëvendësoi me të reja, duke shpenzuar 100 mijë euro shtesë. Kur pushteti vendosi të përgjysmojë borxhin e të gjitha komunave, ai ishte rreth 100 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat