SHGM-ja dënoi kërcënimet e familjarëve të Milikije Halimit ndaj TV21

Maqedonia

SHGM-ja dënoi kërcënimet e familjarëve të Milikije Halimit ndaj TV21

Më: 17 prill 2019 Në ora: 17:02
Milikije Halimi

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut dënoi ashpër sulmin mbi gazetarin dhe kameramanin e TV21 nga ana e familjarëve të kryetares së Komunës së Haraçinës, Milikije Halimi nga LSDM.

“Dje, pasi që ekipi i TV21 ka incizuar kronikë në lidhje me ankesat e banorëve për infrastrukturën e keqe të kësaj komune, familjarë të kryetares Halimi kanë bërë kërcënime verbale ndaj ekipit televiziv se do t’ua thyejnë kamerën dhe kanë kërkuar të fshihen incizimet. Gazetarët kanë vendosur mos të fshijnë materialet e incizuara dhe më pas janë detyruar të hyjnë në zyrën e komunës dhe përsëri janë përballur me kërcënime të njëjta. Ato për së dyti kanë refuzuar të fshijnë materialet, dhe incidenti ka vazhduar në redaksinë e TV21 ku të njëjtat persona i janë kërcënuar kryeredaktorit se nuk guxon të publikojë asgjë nga materialet e regjistruara. Njëkohësisht, në televizionin ka ardhur policia, dhe personat që janë kërcënuar menjëherë janë larguar, ndërsa gazetari dhe kameramani kanë raportuar rastin në polici”, thuhet në reagimin e Shoqatës.

Më tej nga atje thonë se “sjellja e tillë e dhunshme dhe primitive, posaçërisht kur vjen nga ana e personave të afërt të figurave politike, është e papranueshme dhe paraqet sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së informimit”.

Ata kërkojnë hetim hetim urgjent dhe efikas nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe njoftuan se do ta paraqesë këtë incident edhe në Platformën Rajonale të Ballkanit Perëndimor për Avokimin e Lirisë së Mediave dhe Sigurinë e Gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat