Nikollovski: Ditët e ardhshme do të shpallet tenderi për naftën e gjelbër

Maqedonia

Nikollovski: Ditët e ardhshme do të shpallet tenderi për naftën e gjelbër

Më: 17 prill 2019 Në ora: 21:35
Ljupço Nikollovsk

Gjatë ditëve në vijim do të caktohet tender për blerjen e naftës së gjelbër në përputhje sipas procedurave, për përcaktimin e një mase në programin për mbështetjen direkte për 2019, deklaroi ministri për Bujqësi, Pylltari dhe Ujërave, Ljupço Nikollovski.

“Janë siguruar mbi 200 milionë denarë për mbulimin e 30 përqind për vitin e parë, me mundësi deri në 50 përqind në vitet e ardhshme që i jep Ligji. Këtë masë të re përherë të parë e testojmë këtë vit. Tenderi do të ketë afat 70 ditë, pas së cilës do të distribuohen kartat e gjelbra deri tek shfrytëzuesit dhe deri nga mesi i vitit do të realizohet”, tha Nikollovski, ku shtoi se mjetet vetëm se tashmë janë siguruar.

Këtë vit, siç tha ai, Ministria do të zbatojë lirimin nga tatimi personal dhe në ditët e ardhshme këtë do ta precizojë këtë me DAP-in.

“Me ndryshimet në Ligjin për lirimin nga tatimi personal, e kemi zhvendosu limitin nga 300.000 denarë në një milionë denarë të ardhura. Kështu që edhe kjo masë në periudhën e ardhshme do tu sqarohet fermerëve. Për këtë do të jem vazhdimisht në teren”, tha Nikollovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat