Karaxhovski: Nuk ka presion politik mbi gjyqësorin

Maqedonia

Karaxhovski: Nuk ka presion politik mbi gjyqësorin

Më: 17 prill 2019 Në ora: 23:49
Zoran Karaxhovski

Tre vjet më parë kur filloi mandatin si kryetar të trupit më të lartë gjyqësorë, Zoran Karaxhovski u zotua se do të avokojë zbatimin e reformave dhe të kundërshtojë ndikimet dhe presionet politike.

Një javë para se ta lëshon postin e kryetarit, Karaxhovski konfirmon se nuk ka ndikim politik në gjyqësorë.

Mirëpo në raportin e PSP-së, tre gjyqtar dhe ish-kryetarja e Këshillit përmenden për presione politike.

Edhe pse Ligji për Këshillin Gjyqësor në nenin e tretë ndalon organizimin dhe aktivitetet politike në Këshill dhe se ky organ me punën e saj pengon ndikimin politik në gjyqësor, Karaxhovski për këtë tha se nuk mund të kryejë një procedurë dhe të verifikojë sepse afatet kanë skaduar.

Karaxhovski tha nuk do të kandidojë për një mandat të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat