Seanca të reja për rastet “Monstra”, “Trajektorja” dhe “Tarifa”

Maqedonia

Seanca të reja për rastet “Monstra”, “Trajektorja” dhe “Tarifa”

Më: 18 prill 2019 Në ora: 08:40
Ilustrim

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca të reja për “Monstrën”, “Trajektorja” dhe “Tarifa’.

Rasti “Monstra”, që ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, e udhëheq gjyqtari Ognen Stavrev dhe është në procedurë dëshmuese.

Për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, ku u vranë pesë persona, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata e Lartë në dhjetor të vitit 2017 i anuloi vendimet gjyqësore dhe i liroi paraburgimi të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri, duke ju caktuar masën e kujdesit. Pas anulimit të vendimeve, rastin “Monstra” e ndërmori PSP-ja dhe lënda u kthye përsëri në rigjykim.

Rasti “Trajektorja” është në procedurë dëshmuese dhe aty janë të akuzuar ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili gjykohet në mungesë, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish drejtori i ndërmarrjes publike “Rrugët Shtetërore” Ljupço Georgievski.

Sipas akuzës së PSP-së të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë shumë veprime me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradës Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër i kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar autorizimet e tyre. Me këtë ata i kanë shkaktuar dëm buxhetit prej së paku 155 milionë euro.

Në gjykatë sot duhet të mbahet seancë edhe për lëndën “Tarifa”, ku të akuzuar janë ish drejtori i përgjithshëm i AD “ELEM” Dejan Boshkovski dhe dy persona të tjerë.

Bëhet fjalë për akuzë për furnizim joligjor të sistemin softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranet e Maqedonisë” që kushton rreth katër milion euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat