Lëndohen 10 persona në 12 aksidente në Shkup

Maqedonia

Lëndohen 10 persona në 12 aksidente në Shkup

Më: 18 prill 2019 Në ora: 09:18
Foto Ilustrim

Në Shkup gjatë 24 orëve të fundi kanë ndodhur 12 aksidente nga ku 10 persona kanë marrë lëndime më të lehta trupore.

Sipas SPB Shkup, gjatë 24 orëve të fundi policia ka shqiptuar 97 dënime për parkim jo të rregullt, ndërsa me automjetin special “merimanga” janë ngritur 81 automjete.

Nga komunikacioni janë përjashtuar 20 vozitës që kanë drejtuar automjetin para se ta marrin të drejtën për të vozitur, si dhe 22 automjete të paregjistruara dhe tre automjete me defekte teknike. Janë dënuar edhe 28 vozitës që kanë lëvizur mbi shpejtësinë e kufizuar.

Në dritë të kuqe kanë kaluar 8 vozitës, 10 vozitës kanë tejkaluar në mënyrë të parregullt ndërsa një shofer s’ka dhënë përparësi kalimi këmbësorit te vijat e bardha.

Raporti i SPB Shkup tregon se 31 vozitës kanë folur me telefon derisa kanë drejtuar makinën dhe shtatë vozitës nuk kanë përdorur rripin e sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat