Studentët nuk kanë përvojë në profesionin e tyre - Bota Sot
Studentët nuk kanë përvojë në profesionin e tyre

Maqedonia

Studentët nuk kanë përvojë në profesionin e tyre

Më: 18 prill 2019 Në ora: 10:40
Student

Studentët kanë më shumë leksione teorike se sa praktike. Programet e parashikuara nga universitetet janë të përgatitura për marrjen e notave, por jo për punësim.

Edukimi akademik nuk është i mjaftueshëm për të na përgatitur kur të hyjmë në tregun e punës. Ne, si studentë, kemi vërejtur se po lëviz shumë më shpejt, shumë më përpara mësimeve akademike, thotë Xhemail Shabani, një student në Fakultetn e Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë Informative

Kompanitë thonë se më e rëndësishme janë njohuritë praktike. Studenti duhet të bëjë një paralele midis teorisë që e mëson gjatë studimeve dhe të dijë se si ta përdorin atë kur të fillojë të punojë.

Fakulteti jep njohuri, dhe praktika e plotëson pjesën tjetër, thotë Andon Dragomanov, Drejtori i Përgjithshëm i firmës MCA.

Të diplomuarit nuk e dinë gjithmonë se ku duhet të aplikojnë për një punë dhe cila kompani është e përshtatshme për jetën e tyre, sepse realiteti është i ndryshëm kur del në terren.

Studentët e rinj nuk kanë idenë se çfarë është kompani dhe çfarë veprimtari ka, thotë Nikolina Sutinoska, nënkryetare e Klubit të Inxhinierëve të Rinj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...