Taravari: Nuk mendojmë për koalicion me VMRO-DPMNE-në, në rrethin e dytë do t’i lëmë qytetarët të vendosin vetë - Bota Sot
Taravari: Nuk mendojmë për koalicion me VMRO-DPMNE-në, në rrethin e dytë do t’i lëmë qytetarët të vendosin vetë

Maqedonia

Taravari: Nuk mendojmë për koalicion me VMRO-DPMNE-në, në rrethin e dytë do t’i lëmë qytetarët të vendosin vetë

Më: 18 prill 2019 Në ora: 11:27
Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari

Aleanca për Shqiptarët deri tani nuk ka menduar të bëj koalicion me partinë opozitare të VMRO-DPMNE-së, edhe pse kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari tha se ideologjikisht janë më afër me VMRO-DPMNE-në sesa me LSDM-në, shkruan “Fokus.mk“.

Për “Fokus.mk” Taravari e shpjegoi deklaratën e tij të dhënë në “Vo centar” (Në qendër) dhe tha se të dy partitë janë të afërta sipas ideologjisë sepse janë djathtiste.

“Kur them ideologjikisht, mendoj për atë se të dy partitë janë djathtiste. Ndryshe, më të afërta janë VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja dhe ideologjike në mënyrën e udhëheqjes së shtetit. Dueli qeveritar nuk është shumë i ndryshëm, sepse BDI-ja i jep të gjitha karakteristikat e qeverisë së re të ngjajë me regjimin”, tha Taravari.

Ai është i bindur se kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe Besës, Blerim Reka do t’i marrë votat e mjaftueshme në rrethin e parë që të shkojë në të dytin.

Në pyetjen se nëse në rrethin e dytë hyjnë vetëm Pendarovski dhe Siljanovska, Aleanca a do ta përkrahë kandidatin e VMRO-DPMNE-së, ai u përgjigj:

“Ne nuk jemi parti e cila mbush kuti dhe nuk kemi komandë të votuesve tanë. Do t’i lëmë qytetarët të vendosin”, tha Taravari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...