Dëshmitarët e propozuar nga të akuzuarit, do të dëshmojnë për rastin “Monstra”

Maqedonia

Dëshmitarët e propozuar nga të akuzuarit, do të dëshmojnë për rastin “Monstra”

Më: 18 prill 2019 Në ora: 11:34
Rasti Monstra

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot do të mbahet seancë e re për rastin “Monstra”, në të cilën do të dëshmojnë disa dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja, gjegjësisht nga të akuzuarit dhe avokatët e tyre.

Në disa seanca të kaluara janë publikuar materialet e siguruara nga MPB nëpërmjet të Masave të Veçanta Hetuese gjatë vitit 2012-të, pas vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës.

Seancat kanë qenë me dyer të mbyllura për opinionin, ndërkaq kanë marrë pjesë trupi gjykues, avokatët, të akuzuarit bashkë me avokatët e tyre, familjarët e të vrarëve bashkë me avokatët e tyre dhe përfaqësuesit e OSBE-së dhe OJQ-së Koalicioni për Gjykim të Drejtë. Gazetarët edhe këtë seancë nuk u lejuan pasi që materialet që janë nxjerrë janë të klasifikuara.

Pala mbrojtëse, vazhdimisht është deklaruar se provat e nxjerra nuk janë relevante dhe nuk dëshmojnë se të akuzuarit e kanë kryer vrasjen.

“Nuk janë asgjë, janë biseda të përditshme, i presim përgjimet të cilat supozohet t’i ketë Prokuroria Speciale Publike dhe mendoj se ato do ta ndihmojnë gjendjen faktike që deri në fund të zbardhet ky rast”, thotë për Portalb.mk, Naser Raufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat