Derkoski: KShZ është e gatshme të zbatojë zgjedhjet presidenciale - Bota Sot
Derkoski: KShZ është e gatshme të zbatojë zgjedhjet presidenciale

Maqedonia

Derkoski: KShZ është e gatshme të zbatojë zgjedhjet presidenciale

Më: 18 prill 2019 Në ora: 11:38
Kreu i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkoski

Kreu i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Oliver Derkoski dhe anëtarët e KShZ-së sot ndoqën procesin e marrjes dhe shpërndarjes së materialit zgjedhor që i përpunoi shtypshkronja “Kiro Dandaro”.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor e mori materialin e besueshëm, fletëvotimet dhe material tjetër që nevojiten për zgejdhjet presidenciale, si dhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Ohër, Dibër dhe Novo Sello.

“Gjithçka është e gatshme. Anëtarët e KShZ-së e morën materialin dhe u drejtuan drejt destinacioneve të tyre për ta çuar materialin e besueshëm te komisionet komunale zgjedhore”, tha Derkoski duke shtuar se nuk pret që të ketë probleme me cilësinë e materialit votues.

Në konferencë për shtyp në Manastir, kreu i KShZ-së i demtanoi lajmet e rreme për pamjen e fletëvotimit.

“Dua të demantoj disa spekulime që u paraqitën në rrjetet sociale lidhur me pamjen e fletëvotimit. Ashtu siç thamë më herët, fletëvotimi përmban flamurin e shtetit tonë, numrat rendore të kandidatëve, emrin dhe mbiemrin e kandidatëve, dhe simbolet e partive politike që dhanë pajtimin për ato simbole. Shenja tjera të fletëvotimi s’ka”, tha Derkoski.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...