Lëvizja Besa, me reagim ndaj dhunës së gazetarëve

Maqedonia

Lëvizja Besa, me reagim ndaj dhunës së gazetarëve

Më: 18 prill 2019 Në ora: 14:09
Lëvizja BESA

Lëvizja BESA dënon aktin e dhunshëm ndaj gazetarëve që ndodhi në Komunën e Haraçinës. Pas materialit tronditës të publikuar nga TV21 në Komunën e Haraçinës, ku shihet sesi disa persona, kërcënojnë dhe marrin peng gazetarët, duke i detyruar të fshijnë edhe incizimet e tyre, për Lëvizjen BESA, ky akt është shumë i ulët dhe i pa precedentë.

“Dënojmë fuqishëm çdo tentativë që do të pamundësonte informimin jo të drejt dhe punën e gazetarëve për përcjelljen e lajmit në mënyrë transparente dhe pa anime. Pengimi i fjalës së lirë dhe trysnia ndaj gazetarëve, është në kundërshtim me raportet e BE-së, ku kërkohet, pavarësi e medieve, gazetarë të lirë në kryerjen e punëve të tyre dhe në asnjë mënyrë, ushtrim apo kërcënim ndaj fjalës së lirë”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA.

Lëvizja BESA, gjithashtu apelojmë tek të gjitha organet kompetente, të marrin seriozisht këtë çështje dhe ushtruesit e dhunës të dalin para drejtësisë.

“BESA në asnjë moment nuk do të hesht për dukuritë negative në shoqëri që prishin imazhin e një vendi, që pretendon të bëhet pjesë e familjes së madhe Europiane”, thuhet në fund të reagimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat