Reka: Do të jem shumë i kujdesshëm me “faljen”

Maqedonia

Reka: Do të jem shumë i kujdesshëm me “faljen”

Më: 18 prill 2019 Në ora: 15:16

Kandidati tjetër për president shteti Blerim Reka gjatë debatit të mbrëmshëm në Alsat shprehu qëndrimet e tij edhe rreth “faljes”, si një nga mekanizmat të cilin e gëzon presidenti i shtetit. Ai ishte i mendimit se kjo është një materie tejet e ndjeshme dhe se duhet qasur me shumë kujdes dhe vëmendje, duke mos cenuar edhe pavarësinë e gjyqësorit. Kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, sonte do të mbajë tubim qendror në Tetovë.

Do të jem shumë i kujdesshëm në përdorimin, në shfrytëzimin e kësaj të drejte dhe sidomos jo nuk do t’i bëj gabimet e paraardhësit tim, por edhe të paraardhësve të tjerë si President të RM-së, të cilët në disa raste keqpërdorën këtë të drejtë, duke liruar pa asnjë bazë, pa asnjë arsye edhe kriminel ordiner. Konsideroj se me përdorimin pak më të kontrolluar të kësaj kompetence do të mundet që të kontrollohet pushteti, unë do të thoja, deri tash absolut i presidentit të tashëm”-tha Blerim Reka, kandidat për president.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat