Pendarovski: Paktet me fqinjët, më të mira të mundshme

Maqedonia

Pendarovski: Paktet me fqinjët, më të mira të mundshme

Më: 18 prill 2019 Në ora: 15:35
Stevo Pendarovski

Kandidati për President, Stevo Pendarovski dje zhvilloi fushatë në Kratovë dhe Probishtip, kurse në tubimin e mbrëmshëm qendror të mbajtur në Shtip tha se qytetarët te dielën duhet të dalin në mënyrë masive dhe të rrethojnë numrin 3. Pendarovski duke përmendur marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe Marrëveshjen për çështjen e emrit me Greqinë, tha se pushteti aktual ka bërë më të mirë për ardhmërinë e vendit, gjë të cilën sipas tij, pushteti i kaluar nuk e beri me dekada. Kandidati i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni sot do t’i vizitojë qytetarët në Valandovë, Dojran, Bogdanc, ndërsa në Gjevgjeli do të mbahet tubimi qendror.

Mendohuni, do të keni mundësinë e parë më 21 prill dhe të dytën me 5 maj. Unë mendoj se kontrasti në këto zgjedhje është si e bardha me të zezën. Këtë që e ofron politika opozitare dhe kandidatja e tyre, thjeshtë nuk mund të jetë e zbatueshme. Marrëveshje me të mira nuk janë të mundura sepse këto janë marrëveshjet me të mira të mundshme për interesat shtetëror dhe kombëtar, për jetë më të mirë për standard më të lartë dhe për më shumë investime”-tha Stevo Pendarovski, kandidat për president.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat