Presidencialet: Qendra për shtyp e Civilit do të jetë e hapur 18 orë pandërprerë

Maqedonia

Presidencialet: Qendra për shtyp e Civilit do të jetë e hapur 18 orë pandërprerë

Më: 18 prill 2019 Në ora: 19:53
Civili

Nga organizata joqeveritare “Civil” njoftojnë se qendra për shtyp e saj në ditën e zgjedhjeve do të hapet që nga ora 6:30 e mëngjesit.

“Civil i do të hap qendrën për shtyp në ora 6:30 të mëngjesit më 21 prill (e diel) në klubin Menada (Çarshia e Vjetër, përballë Universitetit të Evropës Juglinodre). Qendra për shtyp do të jetë e hapur deri në mesnatë. Pres qendra e Civilit do të pranojë raporte nga terreni, si dhe paraqitje për parregullsi nga qytetaret dhe qytetarët”, thuhet në deklaratën e Civil.

Nga atje thonë se përfaqësuesit e Civilit do të jenë në dispozicion për mediat gjatë tërë ditës dhe në mbrëmje.

“Konferenca për shtyp me raporte nga vëzhguesit e Civilit në terren, do të mbahen në ora 10, 12:30, 17:45 dhe 19:30. Civili do të mbajë edhe dy panel diskutime në ora 20 dhe në ora 21:30, me pjesëmarrje të anëtarëve të Ekipit koordinues të Civilit, analistit politik Sasho Ordanoski, ekspertja juridike Sandra Gavrillovska dhe emra tjerë të shquar.

Nga Civil shtojnë se i ftojnë të gjithë qytetarët të dërgojnë paraqitje, informata dhe të parashtrojnë pyetje në formularin onlajn www.zgjedhjetëlira.info , në Fejsbuk ose me postë elektronike [email protected] gjatë tërë ditës dhe në mbrëmje. Ekipi koordinues i Civilit do të tentojë t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve ose do ti publikojë informatat që do të arrijnë në adresën e organizatës edhe tani, edhe gjatë ditës së votimeve”, thonë nga atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat