Zaev: Presim mbështetje edhe më të madhe të shqiptarëve se ajo e vitit 2016 - Bota Sot
Zaev: Presim mbështetje edhe më të madhe të shqiptarëve se ajo e vitit 2016

Maqedonia

Zaev: Presim mbështetje edhe më të madhe të shqiptarëve se ajo e vitit 2016

Më: 18 prill 2019 Në ora: 21:04
Zoran Zaev

Sipas tij qytetarët janë të vetëdijesuar se çdo votë për kundër kandidatët e Stevo Pendarovskit është votë e hedhur në kosh. Ai madje kritikoi Blerim Rekën duke theksuar ditët e fundit ka partizuar fushatën e tij. Zaev u shpreh se lidhja e Rekës me Siljanovskën vetëm se de,motivon votuesit shqiptarë. Sepse Siljanovska dhe VMRO-DPMNE-ja, as që kanë bërë thirrje për votat e shqiptarëve.

“Unë pres që ajo mbështetje të jetë edhe më e madhe, vlerësimet tona asokohe ishin se një përqindje e konsiderueshme, diku 10-15 për qind e votuesve shqiptarë votuan për ne. Kjo mbështetje besoj se do të rritet, për mua është shumë e logjikshme që një pjesë e votuesve të votojnë për kandidatin maqedonas, një pjesë për kandidatin shqiptarë por gjithashtu është logjike vetëdijesimi i qytetarëve se ajo votë është votë e hedhur në kosh, votë e papërdorur sepse me votën tonë që në rrethin e parë ne dërgojmë porosi se në çfarë shoqërie dëshirojmë të jetojmë dhe në çfarë drejtimi dëshirojmë të hapërojmë…Unë kam respekt për të gjithë kandidatët, njësoj edhe për z. Blerim Reka, por ditëve të fundit nga fushata shoh që pjesën partiake e vendos nën kthetra dhe ngadalë po tenton që ta partizoj, gjë që nuk i ngjan atij, por ajo është përcaktim i tij, sigurisht duke besuar se do të fitoj më shumë vota, përkundrazi mendoj që do t’i demotivoj votuesit sepse lidhja me Siljanovskën dhe VMRO-DPMNE-në, absolutishtë qytetarët shqiptarë e hedhin poshtë për shkak se vetë VMRO-DPMNE-ja dhe Siljanovska as që pret votat e shqiptarëve dhe as që ofron diçka për to”, deklalroi Zoran Zaev, kryeministër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...