Ahmeti: Nga VMRO e mësova se Sela do nxjerr kandidat presidencial

Maqedonia

Ahmeti: Nga VMRO e mësova se Sela do nxjerr kandidat presidencial

Më: 18 prill 2019 Në ora: 22:37
Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin e sontëm në “Click plus” në TV 21 ka thënë se që në fillim ai ka insistuar për kryetar gjithëpërfshirës duke biseduar edhe me LSDM-në dhe me VMRO DPMNE-në. 

“Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski më tha se na lerëni neve, partive maqedonase, që të garojmë kësaj radhe pa insistuar ju me kandidatin konsensual sepse nga takimime Selën kam marr informacionin se ai do të nxjerrë kandidat të tyre. Aty e dëgjova se  Sela do dalë me kandidat të tyre”, tha Ahmeti. 

Duke folur se kush është oponent i BDI-së, Ahmeti tha se Besa mun dtë jetë e tillë, kurse asesi nuk është LSDM-ja.

I pyetur a do të garoni bashkë me LSDM-në, Ahmeti tha se e kanë analizuar si koncept por akoma nuk ka ndonjë përfundim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat