“27 prilli”, Ivanov taktizon me kërkesat për falje?!

Maqedonia

“27 prilli”, Ivanov taktizon me kërkesat për falje?!

Më: 18 prill 2019 Në ora: 23:55
Ivanov

Ekspertët vlerësojnë se taktizimi i presidentit Ivanov me amnisti të mundshme për të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit për shkak të fushatës zgjedhore në mënyrë shtesë do të komprometonte veten dhe edhe më tepër do e polarizonte shoqërinë që veç më është shumë thellë e ndarë.

Analisti Aleksandar Pandov, thotë se sikur të ishte në vendin e presidentit Ivanov, deri tani do i kishte falur të gjithë të akuzuarit dhe të dënuarit për “të enjten e përgjakshme”.

Njerëzit që drejtpërdrejtë janë të parët dhe që i hapën dyert e pas çka ndodhi gjithçka më 27 prill, janë të falur dhe janë në liri. Nga ana tjetër, patriotë, njerëz që vetëm me një thirrje për shkak të gjendjes politike dhe për këto arsye u futën në Kuvend, janë gjykuar me 12, 15, 18 vjet burg dhe me vetë këtë është bërë drejtësi selektive”. tha Aleksandar Pandov, analist politik.

Për ngjarjet e 27 prillit u miratua ligj për amnisti me të cilin u përgjysmua numri i të akuzuarve mes të cilëve edhe deputetë. Ndërsa u gjykuan 16 persona me gjithsej 211 vjet burg. Nga kabineti i Ivanovit nuk tregojnë sa kërkesa për amnisti janë dhe prej cilëve nga të dënuarit. Ekspertët juridik janë të ndarë rreth asaj nëse neni 11 i ligjit për falje ekziston në sistemin e drejtësisë. Prandaj edhe kanë interpretime të ndryshme nëse Ivanov ka të drejtë mandatin e tij ta përfundojë me faljen e atyre që nuk u përfshinë me ligjin për amnisti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat