Maqedoni, nga mesnata fillon heshtja zgjedhore

Maqedonia

Maqedoni, nga mesnata fillon heshtja zgjedhore

Më: 19 prill 2019 Në ora: 08:56
Blerim Reka

Në mesnatë përfundon fushata njëzet ditore dhe fillon heshtja zgjedhore.

Dy nga kandidatët për kryetar shteti sot përfundojnë fushatën me takime me qytetarë dhe mitingje, ndërsa kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, Blerim Reka dje përfundoi fushatën me tubimin përmbyllës në Tetovë.

Nesër, një ditë para zgjedhjeve, të drejtën e votës mund ta përdorin 1.640 persona tek entet ndëshkimore përmirësuese dhe personat që gjenden në paraburgim si dhe 3.583 persona të pafuqishëm apo të sëmurë që kanë kërkuar nga komisionet zgjedhore komunale.

Votimi nesër dhe pasnesër do të fillojë në ora 7 dhe do të përfundojë në ora 19:00.

Zgjedhjet presidenciale do të mbahen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe Bashkinë e Shkupit si dhe jashtë vendin. Të drejtë vote kanë 1.808.131 qytetarë.

Rrethi i dytë i zgjedhjet presidenciale është 2 javë më vonë, përkatësisht më 5 maj. Këto janë zgjedhjet e gjashta për kryetar shteti që nga pavarësia e këtij shteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat