Qarkullimi rrugor po zhvillohet nëpër rrugë të thata dhe intensitet mesatar

Maqedonia

Qarkullimi rrugor po zhvillohet nëpër rrugë të thata dhe intensitet mesatar

Më: 19 prill 2019 Në ora: 09:18
Qarkullimi rrugor

Qarkullimi nëpër rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i qarkullimit  në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet e tjera kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti.

Autostrada Miladinovc – Shtip, pjesa Miladinovc – Kadrifakovë dhe Kadrifakovë – Milladinovc nuk është lëshuar për qarkullim. Për momentin në autostradë kryhen kontrolle nga karakteri i sigurisë. Apelojmë tek të gjithë shoferët të mos e shfrytëzojnë autostradën

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit,  veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Aksi rrugor R2332 Ohër-Resnjë, përmes parkut nacional Galiçica (lidhet me Doganën R1307 – A3 dhe R1301 – Tërpejcë), nga 15.11.2018 deri 01.04.2019 është i mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve.

PUNIME NË RRUGË:

Nga 21.05.2018 filloi ndërtimi i rrugës së shpejtë A4, Shtip – Radovish, qarkorja Shtip jug (Sofilari) – Buçim (km5+000 deri në km 28+560) në bazë të Marrëveshjes nr.1 001-EBRD/17.

U bëjmë apel pjesëmarrësve në trafik për lëvizje të kujdesshme në këtë aks rrugor përshtatjen e shpejtësisë dhe respektimin e sinjalizimit të vendosur kohor për shkak të fillimit të aktiviteteve ndërtimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat