Dhjetë aksidente në Shkup gjatë 24 orëve të fundit

Maqedonia

Dhjetë aksidente në Shkup gjatë 24 orëve të fundit

Më: 19 prill 2019 Në ora: 09:28
Aksident

Një këmbësor lëndohet rëndë, ndërsa gjashtë persona kanë marrë lëndime më të lehta në shtatë prej gjithsej dhjetë aksidenteve të regjistruara në 24 orët e fundit në SPB Shkup.

Policia ka përjashtuar nga qarkullimi 26  shoferë nën ndikimin e alkoolit, ndërsa janë përjashtuar nga qarkullimi edhe 23 automjete të paregjistruara.

Janë dhënë gjoba për parkim jo të rregullt për 103 automjete, ndërsa karrotreci ka ngritur 65 automjete.

Janë gjobitur edhe nëntë shoferë të cilët nuk i kanë dhënë përparësi këmbësorëve në kalimin për këmbësorë, 19 për përdorimin e telefonit celular gjatë ecjes, 10 për mos mbajtjen e rripit të sigurimit.

Sektori për parandalim në SPB Shkup sot do të realizojë seminare edukative në fushën e qarkullimit në shkollën e mesme “Saraj” në komunën e Sarajit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat